Barcelona ua ka dhënë hua, Bajerni është gati ta kthejë pas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 17:23

Barcelona ua ka dhënë hua, Bajerni është gati ta kthejë pas

Filip Kutinjo mund të kthehet te Barcelona pas përfundimit të këtij sezoni.

kutinjoo

E përditshmja gjermane “Bild” shkruan se Bajern Mynih nuk planifikon të blejë kartonin e futbollistit brazilian (120 milionë €) duke e konsideruar çmimin si tepër të kushtueshëm për arkën e klubit bavarez.
Megjithëse Kutinjo është paraqitur mjaft mirë në këtë periudhë huazimi te kampionët e Gjermanisë (7 gola dhe 7 asiste në 23 takime) fatura për ta blerë lojtarin brazilian rëndon shumë financat e Bajernit.

Ndoshta trajneri i ri i Barcelonës Kike Setien mund të shfrytëzojë shumë mirë asetet e sulmuesit për sezonin e ri futbollistik. Por, fundi i qershorit do të vendosë nëse Kutinjo do të luajë për bavarezët apo katalanasit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"