Barcelona u eliminua nga Champions League, ja si e përjetoi Dani Alvesh (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2016 | 20:01

Barcelona u eliminua nga Champions League, ja si e përjetoi Dani Alvesh (VIDEO)

Braziliani Dani Alvesh duket se nuk e ka përjetuar aq keq sa Iniesta që derdhi lot në autobus, humben e Barcelonës ndaj Atletiko Madridit në çerekfinalen e ‘Champions’-it. Një video e publikuar në mediat spanjole e shfaq atë duke bërë humor me të fejuarën e tij, Joana Sanz.

Ai shihet i mbuluar nga një paruke dhe zërin e bën si femër. “Përshëndetje! Jam Joana Sanz. Dua t’i jap një mesazh shpirtit tim që është shumë i mërzitur. I dashur, është vetëm një ndeshje futbolli. Nuk ka ndodhur asgjë, jeta vazhdon. Ti vlen më shumë se kaq, dakord? Të duash shumë”,-ka thënë Alvesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"