Barcelona tenton mesfushorin e Bajernit, katalanasit stepen nga… vlera e lojtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 11:07

Barcelona tenton mesfushorin e Bajernit, katalanasit stepen nga… vlera e lojtarit

Barcelona është duke menduar rikthimin e Tiago Alkantarës në “Camp Nou” në fund të këtij sezoni. Mesfushori spanjoll, i cili doli nga radhët e akademisë së katalanasve, ishte kërkesa me ngulm e Pep Guardiolës ndaj drejtuesve të Bajernit pasi u ul në stolin e “Allianz Arena” në vitin 2013. 

Tiago Alkantara

Sipas “Mundo Deportivo”, kampionët e Spanjës po e monitorojnë me kujdes situatën e mesfushorit, i cili nuk po kalon ditët e tij më të mira në Mynih. Niko Kovaç i besonte shumë talentit të Tiagos, por nuk është e njëjta situatë me Hansi Flikun.

, për ta rikthyer në Katalonjë futbollistin, i cili ka një kontratë deri në vitin 2021 me klubin gjerman, ka një problem, sepse kampionët e Gjermanisë kërkojnë një shifër 50-60 milionë euro për kartonin e 28-vjeçarit, të cilën katalanasit nuk do të ishin të gatshëm ta paguanin, sepse u duket e tepruar.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"