Barcelona spektakël me 6 gola, penalltia e Mesit hap polemika (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2016 | 22:52

Barcelona spektakël me 6 gola, penalltia e Mesit hap polemika (VIDEO)

Barcelona ka fituar 6-1 ndaj Celta Vigos duke dhuruar spektakël golash. Protagonist i kësaj ndeshjeje ishte Lionel Mesi, i cili shënoi golin e parë për katalanasit dhe ‘hapi rrugën’ edhe për pesë gola e tjerë.

AFP_7X9BO-258-U202182049561W5E-U140666583629OKD-620x349@Gazzetta-Web_articoloNë minutën e 82′ të pjesës së dytë kur rezultati ishte 3-1 për Barcelonën, Mesi fiton një penallti në zonë të cilën e ekzekuton vetë, por me një ndryshim, që topin ia pason shokut të tij të skuadrës, Luis Suares. Ky i fundit nuk mendohet dy herë të shënojë golin e katërt dhe të tretin për të në këtë sfidë.

Ekzekutimi i pazakontë i 11-metërshit ka hapur polemika në shtypin spanjoll lidhur me vlefshmërinë e pozicionit të Suarezit.

Untitled-1

Ndërkaq, me fitoren arritur mbrëmjen e së dielës, skuadra e Luis Enrikes ngjitet në kuotën e 57 pikëve në vendin e parë, i ndjekur nga Atletiko Madrid me 54 pikë në vendin e dytë.

Barcelona 6-1 Celta Vigo – 14-02-2016 from Panorama Sport on Vimeo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"