“Barcelona skuadra ime e fundit”, rrëfehet Pike: Nga futbolli do të tërhiqem në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 12:10

“Barcelona skuadra ime e fundit”, rrëfehet Pike: Nga futbolli do të tërhiqem në…

Zherard Pikë është një nga lojtarët më të vjetër te Barcelona, ekip me të cilin luan që nga viti 2008.pike

Mbrojtësi spanjoll ka dhënë një intervistë së fundmi, ku shprehet se katalanasit do të jenë ekipi i fundit që ai do të luajë futboll. Madje ai e ka të qartë se kur do të largohet nga futbolli: “Barcelona do të jetë skuadra ime e fundit. Unë nuk kam ndërmend të vesh një fanellë tjetër, sepse unë po luaj me ekipin që gjithmonë kam ëndërruar.

Për mua të jesh te Barça, është ëndrra më e madhe e të gjithëve. Ëndrra ime që fëmijë ka qenë të vesh fanellën e këtij klubi. Objektivi im është të luaj me këtë klub deri në vitin 2022, dhe më pas të tërhiqem. “, u shpreh Pike.

Mesa duket futbollisti ka filluar të mendojë largimin nga futbolli, ndonëse po shkon edhe në një moshë të madhe, teksa tani është 32 vjeç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"