Barcelona shtyn rinovimin e Ter Shtegenit, ja dy arsyet se përse klubi katalanas vonon zgjidhjen e çështjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2020 | 17:56

Barcelona shtyn rinovimin e Ter Shtegenit, ja dy arsyet se përse klubi katalanas vonon zgjidhjen e çështjes

Barcelona ka shtyrë bisedimet për çështjen e rinovimit të kontratës së portierit të saj Mart-Andre Ter Shtegen.

ter shtegen

Sipas mediave iberike, për shkak të ngërçit ekonomik që është krijuar nga ndërprerja e futbollit për shkak të koronavirusit, klubi katalanas ka kaluar në plan të dytë çështjen e nxehtë të portierit gjerman, pasi tani prioritet është shëndeti i futbollistëve.

Por, në Spanjë janë zbuluar disa prej pikave të bisedimeve mes klubit menaxherit të Ter Shtegenit. Barcelona i ofroi para disa kohësh Ter Shtegenit rinovim kontrate deri në vitin 2024 me pagë 6.5 milionë euro në sezon. Por, 27-vjeçari e ka refuzuar kategorikisht këtë propozim duke u justifikuar se në skuadër ka lojtarë të tjerë që aktivizohen më pak minuta se ai dhe paguhen më tepër.

Ndërkohë, presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu ka urdhëruar që klubi t’i rinovojë kontratën Ter Shtegenit, por situata e krijuar dhe kërkesat e larta për t’u paguar e kanë shtyrë në një afat tjetër çështjen e rinovimit të kontratës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"