Barcelona shfryn inatin e Bajernit tek Arturi, katalanasit me “dorë të hekurt” ndaj brazilianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2020 | 19:26

Barcelona shfryn inatin e Bajernit tek Arturi, katalanasit me “dorë të hekurt” ndaj brazilianit

Sipas “Sport” çështja disiplinore ndaj Artur Melos do vazhdojë, kështu që mesfushori do humb fazën përgatitore me Juventusin që fillon në 24 gusht. Braziliani ka firmosur për Juventusin, pas një shkëmbimi me Miralem Pjaniç.

artur melo

Artur nuk donte të largohej nga Barcelona por drejtuesit e kërcënuan se nëse nuk do pranonte të transferohej tek Juventusi do rrinte në stol. Kështu braziliani nisi hakmarrjen ndaj katalanasve dhe refuzoi të luante në Champions. Artur së fundmi në një takim me Abidalin, kërkoi që të përfundonte më herët kontratën me Barcelonën, në mënyrë që arrinte fazën përgatitore me Juventusin.

Kjo sipas “Sport” është refuzuar nga Barcelona dhe ekipi spanjoll ka hapur një çështje disiplinore ndaj brazilianit. Artur pritet të gjobitet rëndë nga Barcelona.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"