Barcelona shfryhet me Deportivon, i shënon 8 gola (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2016 | 21:50

Barcelona shfryhet me Deportivon, i shënon 8 gola (VIDEO)

Barcelona më në fund del nga kriza e thellë që ishte zhytur në ndeshjet e fundit. Kampionët e Spanjës kanë fituar me lehtësi 8-0 në transfertën ndaj Deportivos.

suarez

Luis Suarez ka shpërthyer me një manita personale, dhe duke hedhur një hapë të rëndësishëm drejt Këpucës së Artë për këtë sezon. Uruguaiani zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 11-të, ndërkohë që në minutën e 24-të realizoi edhe golin e dytë.

Në pjesën  e dytë Rakitiç trefishoi shifrat, ndërkohë që Luis Suarez shënoi edhe dy gola të tjerë. Blaugranët ishin të pamëshirshëm, duke shënuar edhe tre gola të tjerë me Messin dhe mbrojtësin Bartra dhe me brazilianin Nejmar.

Barcelona vijon të mbetet në krye të renditjes, pavarësisht rezultatit që do të ketë në sfidat e Atletikos dhe Realit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"