Barcelona rrit ofertën në 72 milionë, Abramoviç bie dakord për transferimin e mesfushorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2018 | 16:27

Barcelona rrit ofertën në 72 milionë, Abramoviç bie dakord për transferimin e mesfushorit

Barcelona vazhdon të këmbëngulë për Uillianin, duke u prezantuar me një ofertë të re në bisedimet me Çelsin prej 72 milionë eurosh, me shpresën se ajo do të mjaftojë për të bindur blutë e Londrës që ta shesin yllin brazilian. 29-vjeçari është i vendosur për t’u larguar drejt “Camp Nou”-t, por nga ana tjetër nuk dëshiron që të prishë marrëdhëniet me klubin e tij dhe do të dëgjojë vendimin e tyre.

uillian

Nga ana e vet, Çelsi ka bërë lëvizjen e radhës, duke i ofruar rinovimin e kontratës ish-mesfushorit të Shahtjorit. Trajneri i ri Mauricio Sarri është trembur nga një eksod i mundshëm i yjeve, duke nisur nga Kurtua, Hazard dhe Uillian dhe po punon bashkë me klubin për të parë se deri ku mund t’i bindin se e ardhmja e tyre më e mirë është “Stamford Bridge”. Por “DailyMail” shkruante një ditë më parë se pronari Abramoviç është gati të ulet në tavolinë pas ofertës së fundit të katalanasve dhe ta pranojë atë, pasi mendon se me këtë shifër ka bërë biznes të mirë për të siguruar pjesën më të madhe të parave për Ruganin dhe Higuainin e Juventusit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"