Ëndrra sfumohet, Juventusi u përulet yjeve të Barcelonës (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2015 | 17:30

Ëndrra sfumohet, Juventusi u përulet yjeve të Barcelonës (Video)

Juventus FC vs FC BarcelonaJUVENTUS – BARCELONA 1-3
Golat: Morata 55′ / Rakitiç 04′ Suarez 68′ Nejmar 90+5
Formacionet zyrtare
Juventus 4-3-1-2: Bufon, Barzali, Bonuçi, Lihshtanier, Evra, Pirlo, Markizio, Pogba, Vidal, Tevez, Morata
Barcelona 4-3-3: Ter Shtegen, Pike, Maskerano, D.Alvesh, Alba, Buskets, Rakitiç, Iniesta, Nejmar, Suarez, Mesi
Gjyqtar: Cuneyt Cakir
Kartona të verdhë: Vidal 10′ Pogba 40’/ Suarez 70′

Tripletën e bën Barce lona. E meriton dhe për të dytën herë në histori, si asnjë ekip tjetër në botë. Por është falë një Juventusi fantastik dhe në lartësinë e duhur për këtë arenë europiane nëse finalja e Ligës së Kampioneve mbetet e hapur deri në sekondën e fundit, përpara se Nejmar të blindojë suksesin. Në Berlin përfundon 3-1, në një stadium që mban mbi shpatulla një histori të madhe, por ndërkohë i shton kurrikulumit të tij një tjetër kapitull legjendar të kësaj Barcelone. Katër Champions në 10 vite, tashmë ky trofe është bërë një dinasti e katalanasve, të cilët e çojnë numrin e tyre në pesë, duke kaluar mes skuadrave të Krujfit, Rajkardit, Guardiolës dhe tashmë fantastikut të radhës, Luis Enrike. Gjithsesi, edhe skuadra e Alegrit nderon veten dhe futbollin italian, që po përjeton një krizë të thellë, duke vënë në fushë jo vetëm zemrën, por edhe gatishmërinë dhe cilësinë që kishte në përbërje. Por as kjo nuk mjaftoi ndaj Mesit me shokë, prandaj çfarë mund t’i kërkosh më shumë

Minutat:
90+5′ GOOOOL BARCELONA
Nejmar shënon edhe golin e nokautit pas një kundërsulmi
82′
Rakitiç jep një asist perfekt për Pike brenda zonës, spanjolli godet me një kthesë por topi kalon lart kendit të portës
78′
Pogba provon me koë por topi kalon mbi traun e portës
71′
Nejmar shënon me kokë por arbitri e anulon pasi braziliani më parë kish prekur topin me dorë
68′ GOOOOL BARÇA
Mesi niset në kundërsulm dhe pasi i afrohet zonës gjuan, topi devijohet nga Bufon dhe aty përfiton Suarez i cili me portën bosh e shtyn drejt rrjetës. Sërish në avantazh Barcelona
62′
Tevez ka një mundësi mjaft të mirë, argjentinasi provon nga brenda zonës por topi kalon ngjitur me shtyllën duke përfunduar jashtë
55′ GOOOOOL JUVE
Markizio pason te Lishtajner i cuili futet brenda zonës dhe kthen topin në qendër, aty përfiton Tevez, që godet por Ter Shtegen bën mrekullinë duke devijuar topin që më pas shkon te kembët e Moratës, ky i fundit me portën bosh e dërgon drejt rrjetës. Barazohet sfida
51′
Kombinime perfekte, Nejmar-Suarez-Mesi dhe ky i fundit godet me të majtën nga brenda zone por topi kalon mbi traun e portës
48′
Zbritje e shpejtë e katalanasve, topi shkon te Suarez që futet brenda zonës nga krahu i majtë dhe godet por pret topin Bufon
40′
Pogba ndërhyn ashpër ndaj Mesit dhe ndëshkohet me karton të verdhë
39′
Suarez provon me dy gjuajtje brenda 1 minute, fillimisht nga krahu i djathtë me një gjuajtje tokazi por që përfundon jashtë dhe herën e dytë nga krahu i majtë me një goditje nga kufijtë e zonës që devijohet nga Bufon në goditje kendi
35′
Pogba pengohet në zonë dhe lojtarët e Juves pretendojnë për penallti por arbitri nuk është i atij mendimi
25′
Markizio lëshon një predhë nga distanca por topi kalon shumë pranë kuadratit të Ter Shtegen
24′
Juventus tenton të kërcënojë duke krijuar raste, Morata provon me të majtën nga brenda zone pas një kombinimi me Tevez por goditja e tij përfundon jashtë
13′
Sërish kërcënuese Barcelona. Dani Alvesh niset nga krahu i djathtë dhe i afrohet zonës, kthen pak më mbrapa për Suarez i cili gjuan menjëherë por Bufon bën mrekullinë duke devijuar topin
10′
Vidal ndërhyn ashpër ndaj Buskets dhe arbitri e ndëshkon me karton të verdhë
07′
Nejmar tenton nga distanca por goditja e tij kalon shumë pranë kuadratit të Bufon
06′
Juve mundohet të reagojë dhe pas një zbritje të shpejtë Vidal provon nga jashtë zonës por topi kalon mbi tra
04′ GOOOOOL BARÇA,
Kombinime të bukura nga katalanasit në krahun e majtë të cilët i afrohen zonës, Nejmar pason te Iniesta, ky i fundit e kthen në qendër te Rakitic që gjuan menjëherë dhe e dërgon topin në rrjetë
02′ Shkëndijen e parë e jep Juventusi, Tevez provon nga jashtë zone por  por goditja është e dobët dhe kontrollohet nga Ter Shtegen

Tifozët e Juventusit, duke ndjekur ndeshjen dhe duke e shoqëruar atë me Birra Korca në pallati i sportit “Asllan Rusi”
birajuve

Koreografia para startit të ndeshjes
kor

Tifozët kanë filluar hyrjen në stadium edhe pse duhet përafërsisht më shumë se dy orë për të filluar supersfida
shkallet

Pjesë e kësaj finale do të jenë edhe disa tifozë shqiparë që nga Berlini dërgojnë këtë përshëndetje
barca

Tifozët e Barcelonës dhe të Juves kanë pushtuar Berlinin dhe presin me padurim të fillojë ndeshja

tifo

baaa

tevez

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"