Barcelona pushon më tepër se Reali, 9 ditë më shumë pushime për katalanasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 14:12

Barcelona pushon më tepër se Reali, 9 ditë më shumë pushime për katalanasit

Lojtarët e Barcelonës kanë shijuar 9 ditë më shumë pushime se kolegët e tyre të Realit, pas rikthimit të ekipeve nga faza përgatitore në verë. Ernesto Valverde u ka siguruar 26 ditë pushim djemve të tij, ndërsa Zinedin Zidan u ka lejuar yjeve të tij që të mungojnë në stërvitje në 17 raste.

real madrid barcelona

Trajneri i katalanasve e ka justifikuar vendimin e tij në klub se futbollistët kanë nevojë për më shumë ditë pushimi për të karikuar bateritë. “Mendoni se janë shumë? Mua më duken pak”, tha Valverde. Ndërkohë, filozofia e Realit ndryshoi pas humbjes 3-0 ndaj PSG-së në Francë. Zidan u kishte dhënë pushim lojtarëve të tij 12 ditë nga 27 korriku deri në 19 shtator dhe prej atëherë “Galaktikët” kanë pasur mundësi të pushojnë 6 herë të tjera (e radhës është planifikuar për në 10 nëntor, pas transfertës me Eibarin).

Deri në të njëjtën ditë të shatorit, Valverde u kishte siguruar lojtarëve të tij dy ditë më shumë pushimi në krahasim me francezin dhe diferenca në 6 javët e fundit ka qenë fantastike. Gjatë kësaj periudhe, futbollistët e katalanasve janë lejuar që të mungojnë në stërvitje 9 herë, ndërsa kolegët e tyre të Realit nuk janë stërvitur për pesë ditë. Zakonisht, katalanasit pushojnë një ditë në javë, ndërsa Reali bën edhe 5 javë pa pushuar asnjë ditë, por pushimet variojnë mes ndeshjeve të kombëtareve. Lojtari që ka shijuar më shumë ditë pushimi në “Camp Nou” është Pike (26 ditë), pastaj janë edhe Buskets dhe Grizman (18 ditë). Te Reali, i pari është Benzema (17 ditë), por Modriç dhe Kasemiro kanë vetëm 10.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"