Barcelona pranë goditjes së madhe në merkato, Siti lejon mesfushorin portugez të… largohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2022 | 17:17

Barcelona pranë goditjes së madhe në merkato, Siti lejon mesfushorin portugez të… largohet

Këmbëngulja e Bernardo Silvës për t’u larguar duket se më në fund ja ka dalë të bind drejtuesit e Mançester Sitit të cilët kanë pranuar të shqyrtojnë ofertat që do të vijnë në drejtim të futbollistit, me Barcelonën që është pretendentja kryesore për të marrë shërbimet e tij.

bernardo silva

Sipas raportimeve nga “Sport”, kjo zgjedhje e klubit ka ardhur si pasojë e kërkesave të vazhdueshme për largim nga ana e futbollistit dhe agjentëve të tij të cilët kanë arritur prej kohësh një akord parimor me Barcelonën për transferimin në La Liga.

Pas këtij lajmi katalanasit do të fillojnë punën për të gjetur ofertën e duhur për të bindur Sitin, me anglezët që do të preferonin një shkëmbim me mesfushorin De Jong, hipotezë që është refuzuar nga ana e Barcelonës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"