Barcelona po i merr Levandovskin, Bajerni kërkon të rrëmbejë sulmuesin e katalanasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2022 | 22:16

Barcelona po i merr Levandovskin, Bajerni kërkon të rrëmbejë sulmuesin e katalanasve

Robert Levandovski do të jetë sulmuesi i ardhshëm i Barcelonës. Për këtë nuk ka më dyshime pasi edhe vetë lojtari pranoi se e sotmja ishte ndeshja e tij e fundit me fanellën e bavarezëve me të cilën ka thyer çdo lloj rekordi në Gjermani.

DEMBELE

Por Bajern Mynih nuk po qëndron duarkryq dhe është bërë gati që të plotësojë shumë shpejt vendin e lënë bosh nga polaku. Objektivi i parë i merkatos, sipas “Sky Sports”, është pikërisht një yll i sulmit të katalanasve, i cili është pranë fundit të kontratës së tij.

Ousman Dembele është emri i piketuar nga drejtuesit si përforcimi i radhës, duke pasur parasysh se lojtari francez mund të transferohet me parametër zero e kështu mund t’i jepet një rrogë që të kënaqë kërkesat e tij financiare. Të njëjtat burime theksojnë se ka pasur kontakte mes drejtuesve të Bajern dhe përfaqësuesve të lojtarit, me palët që janë të interesuara për të bërë realitet një transferim të tillë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"