Barcelona përmbys Atletikon, dopietë e Suarezit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2016 | 22:43

Barcelona përmbys Atletikon, dopietë e Suarezit (VIDEO)

Barcelona ka fituar takimin e parë çerekfinal me rezultatin 2-1 ndaj Atletiko Mardidit. Protagonist në këtë ndeshje ishte Luis Suarez me dopietën e tij.

Fillimisht, Fernando Torres kaloi Altetikon në avantazh në minutën e 25′. Pak minuta pasi i dha avantazhin ekipit të tij, Torres la skuadrën me 10 lojtarë duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.

221944499-0e92be7e-87d5-4599-a66d-59226c3440c0Por Barcelona reagoi në pjesën e dytë duke barazuar shifrat në minutën e 63′ me anë të Suares. Ky i fundit shënoi sërish rreth 10 minuta më pas, duke përcaktuar edhe rezultatin final të këtij takimi.

Fitorja e Barcelonës ndaj Atletikos vjen pas humbjes së ‘El Clasicos’ ndaj Realit të Madridit të shtunën e kaluar.

Formacionet zyrtare:

Barcelona – Atletiko Mardid 2 – 1
Gol: Suarez 63′, 74’/ Torres 25′

BARCELLONA (4-3-3): Ter Stegen, Alba, Mascherano, Piqué, Alves; Rakitic, Sergio, Iniesta; Messi, Neymar, Luis Suárez.
Trajner: Luis Enrique.

ATLETICO MADRID (4-4-2): Oblak, Juanfran, Lucas, Godin, Filipe, Koke, Gabi, Saul, Carrasco, Griezmann, Torres.
Trajner: Simeone.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"