Barcelona përballet me zemërimin e tifozëve, disa lojtarë u fyen më shumë se të tjerët disa u duartrokitën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2020 | 16:59

Barcelona përballet me zemërimin e tifozëve, disa lojtarë u fyen më shumë se të tjerët disa u duartrokitën

Tifozët e Barcelonës ishin shumë të zemëruar me lojtarët dhe trajnerin pas humbjes turpëruese 8-2 nga Bajern Mynihu. Ekipi katalanas po bëhej gati të linte hotelin dhe të udhëtonte në Spanjë, ku janë përballur me zemërimin e tifozëve.

mESI

Lojtarët e Barcelonës po futeshin në autobus për t’iu drejtuar Spanjës, ku i prisnin mjaft tifozë të zemëruar. Disa futbollistëve i është dashur të durojnë fyerje më shumë se të tjerët. Ato lojtarë kanë qenë Suarez, Semedo, Grizman dhe Rakitiç.

Kishte edhe nga ato lojtarë që nuk u fyen por madje u duartrokitën nga ana e tifozëve të Barcelonës. Të rinjtë Ansu Fati dhe Riki Pug u duartrokitën dhe u cilësuan si pa faj në humbjen turpëruese nga Bajerni 8-2.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"