Barcelona pasurohet falë Nejmarit, zbulohet paga e majme për një punonjës të klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 11:53

Barcelona pasurohet falë Nejmarit, zbulohet paga e majme për një punonjës të klubit

Barcelona u detyrua t’i paguajë mbi gjashtë milionë një punëtori të saj pas transferimit të Neymarit. Bëhet fjalë për Andre Kurin, një agjent i Barcelonës për tregun brazilian. E përditshmja spanjolle Mundo Deportivo ka zbuluar gjithçka rreth fitimit të madh të Kurit. Kuri ishte njeriu i besuar i ish-presidentit Sandro Rosell dhe kishte kryer transferimin e Neymarit te Barcelona.

neymar-psg

Kësisoj në kontratë ishte një klauzolë që i siguronte fitimin e 3% të shumës në rast të shitjes së brazilianit. Kështu edhe ndodhi, pasi Neymar iu bashkua gjigantit francez Paris Saint Germain për 222 milionë euro. Agjentit të klubit i takonin 6,6 milionë euro dëmshpërblim por që Barcelona kishte refuzuar t’ia jepte. Më pas palët iu drejtuan gjykatave dhe më pas Barcelona u detyrua të paguajë detyrimin për Kuri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"