Barcelona ofron 100 milionë euro, Interi merr vendimin për yllin e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 12:38

Barcelona ofron 100 milionë euro, Interi merr vendimin për yllin e skuadrës

Një rritje e vazhdueshme, konfirmim i vazhdueshëm se Interi ka bërë një goditje në merkato. Lautaro Martinez, në fakt, mund të konsiderohet një “xhevahir” i vërtetë. I blerë për “vetëm” 22 milionë euro, vlera e tij është praktikisht trefishuar, duke prekur kuotën 70 milionë.

lautaro martinez

Duke vazhduar kështu, nuk do të nevojitet shumë kohë për të prekur shifrën 111 milionë të klauzolës që përmban kontrata e tij.

Jo rastësisht klubi zikaltër po punon për rinovimin dhe heqjen e klauzolës. Sepse, konsiderohet një shifër totalisht e përballueshme nga Reali, Barça, Atletiko apo Mançester Siti, që janë interesuar për numrin 10.

E fundit, pikërisht Barcelona, që e konsideron si pasues të Luis Suarezit: janë ofruar 100 milionë euro, momentalisht të refuzuara nga drejtuesit interistë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"