Barcelona ofertë qesharake për Lautaron, agjentët e sulmuesit mendojnë rinovimin me Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shtator 25, 2020 | 23:42


Barcelona ofertë qesharake për Lautaron, agjentët e sulmuesit mendojnë rinovimin me Interin

Barcelona ka bërë një ofertë qesharake për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez. Sipas asaj që raporton “Marca”, katalanasit kanë ofruar 15 milionë euro për argjentinasin.

Lautaro goli

Sigurisht që Interi nuk mund të negocionte një ofertë të tillë, dhe është refuzuar kategorikisht. Kështu agjentët e Lautaros tani po mendojnë që klienti i tyre të rinovojë me Interin.

Tashmë opsioni i vetëm për fazën sulmuese për Barcelonën duket se ka mbetur Memfis Depai nga Lioni.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com