Barcelona nuk i ndahet shqiptarëve, pas Manajt tani interesohet për yllin tjetër të Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 0:28

Bota FB Kombetarja La Liga Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR Legjionaret

Barcelona nuk i ndahet shqiptarëve, pas Manajt tani interesohet për yllin tjetër të Kombëtares

Marash Kumbulla është duke zhvilluar një sezon pothuajse perfekt në Serie A me Helas Verona, duke u bërë kështu një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni në Itali.marash kumbulla

Pikërisht për shkak të paraqitjeve të shkëlqyera, në gjurmët e futbollistit shqiptar janë vënë skuadra të mëdha si Interi, Juventusi dhe Napoli në Itali, por edhe nga kampionatet e tjera. Garës për të marrë shërbimet e Kumbullës tashmë i është shtuar edhe Barcelona.

Sipas asaj që shkruan “TuttoHellasVerona”, katalanasit ndjekin me kujdes mbrojtësin 20-vjeçar. Thuhet se spanjollët janë në kërkim të një lojtari për repartin e prapavijës, duke ditur se edhe Pike është në një moshë të madhe dhe Umtiti po tregon një formë të dobët. marash-kumbulla-verona_q0ve9p3w3djh11xikuzje6xn8

Barcelona dëshiron ta marrë menjëherë në ekip Kumbullën, në mënyrë që ai të mësohet me lojën e katalanasve përkrahë Pikesë.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com