E BUJSHME/ Shkëmbim i shekullit, Barcelona i fal PSG-së yllin e saj për të marrë Nejmarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2020 | 0:01

E BUJSHME/ Shkëmbim i shekullit, Barcelona i fal PSG-së yllin e saj për të marrë Nejmarin

Barcelona nuk ka hequr dorë nga Nejmar, për të cilin është gati t’i ofrojë PSG-së francezin Antoine Grizman, vetëm për t’i veshur dhe njëherë fanellën blaugranase brazilianit.

montaje-de-neymar-y-griezmann-en-la-campana-2019-20--afp

Sipas gazetës spanjolle “Deportes Quatro”, Barcelonës i mungon shumë sulmuesi brazilian, i cili shënoi 105 gola dhe dha 77 asiste në 186 ndeshje për katalanasit.

griezman

Barcelona do të propozojë emrin e Grizmanit për të bindur PSG-në t’i japë Nejmarin, duke qenë se Nejmar ka shprehur hapur dëshirën për t’u rikthyer te Barcelona ndërsa Grizman ka hasur vështirësi për t’u përshtatur te blaugranasit.

NEJMAR

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"