Barcelona, “No Leva, no party”/ Katalanasit nuk kanë fituar asnjë nga takimet kur sulmuesi polak nuk ka shënuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2022 | 23:50

Barcelona, “No Leva, no party”/ Katalanasit nuk kanë fituar asnjë nga takimet kur sulmuesi polak nuk ka shënuar

Robert Levandovski ka qenë një nga protagonistët e Barcelonës në përballjen kundër Bajernit të Mynihut në Ligën e Kampioneve në mesjavë. Sulmuesi polak u kthye të luante kundër ish-klubit të tij, por në fund u detyrua të dalë i mundur nga fusha. Ai ka mbyllur takimin me 7 gjuajtje drejt portës (2 prej të cilave në kuadrat) dhe të paktën dy mundësi të arta të shpërdoruara.

levandovski

Zero gola për të ndaj Bajernit dhe zero gola për Barcelonën kundër është. Barcelona duket se varet jo pak nga sulmuesi veteran, i cili është kthyer menjëherë në një lider për skuadrën e Ksavit. Edhe pse është vetëm fillimi i sezonit, Barça duket se ka krijuar një varësi nga sulmuesi i saj. Shifrat tregojnë se nëse Levandovski nuk shënon, Barcelona nuk arrin të fitojë.

Në të dyja takimet e këtij sezoni që polaku nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës, katalanasit kanë regjistruar: një barazim në javën e parë në La Liga përballë Vajekanos dhe një humbje të martën në mbrëmje në Ligën e Kampioneve përballë Bajernit. Në fakt, Barcelona duket se ka shfaqur të njëjta simptoma sikurse dhe skuadrat e tjera me të cilat ka luajtur Robert Levandovski. E kanë vuajtur te Dortmundi largimin e tij, kanë nisur ta ndiejnë në Mynih mungesën e tij, kanë nisur të vuajnë “shterpësinë” e tij në Barcelonë!

Që kur i është bashkuar Barçës rreth dy muaj më parë, sulmuesi 34-vjeçar ka shënuar 9 gola në 6 takime për katalanasit. “Ka qenë një mbrëmje e vështirë, por është koha për të ngritur kokën lart dhe për të parë nga e ardhmja”, ishte mesazhi i Levës pas humbjes në Mynih.

Por Ksavi duket patjetër “të ndezë” të tjerët, sepse për momentin, përtej cilësive që ata zotërojnë, asnjëri mes Dembelesë, Ferran Torresit, Ansu Fatisë, Rafinjës apo Pedrit nuk është në gjendje të bëjë Levandovskin në mungesë të golave të polakut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"