Barcelona në telashe edhe me UEFA-n, hapet zyrtarisht hetimi në Zvicër për çështjen “Negreira”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 16:06

Barcelona në telashe edhe me UEFA-n, hapet zyrtarisht hetimi në Zvicër për çështjen “Negreira”

UEFA ka bërë të ditur sot se ka hapur hetim sa i përket çështjes “Negreira”, e cila përfshin klubin e Barcelonës dhe pagesat që i ka kryer ndër vite ish-zëvendëspresidentit të Komitetit të Gjyqtarëve në Spanjë. Hetimi vijon prej kohësh në Spanjë, por tashmë edhe ndërkombëtarët janë të gatshëm të bëjnë hapin e tyre për të dënuar katalanasit të cilët mendohet se në këtë mënyrë siguronin favore nga gjyqtarët.

barcelona policia

UEFA bëri të ditur se kishte caktuar inspektorët e saj disiplinorë për të parë nëse Barcelona kishte shkelur rregullat e etikës duke përfituar një avantazh sportiv ndaj rivalëve. Në këtë mënyrë, katalanasit mund të kishin përfituar edhe për pjesëmarrjen e tyre në aktivitete ndërkombëtare në këto vite, ndaj kishte nisur hetimi.

Ndaj nëse në La Liga gjërat po shkojnë si mos më mirë për skuadrën e Çavi, sezoni mund të mbyllet me një fund të pakëndshëm për katalanasit pasi shumëkush pret një masë disiplinore drastike në Spanjë e me sa duket, edhe në Europë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"