Barcelona në kërkim të një sulmuesi, por Setien bën Manajn të ëndërrojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 18:48

Barcelona në kërkim të një sulmuesi, por Setien bën Manajn të ëndërrojë

Pas dëmtimi të Osman Dembele Barcelona është në kërkim të një sulmuesi, për të zëvendësuar francezin.Manaj Mesi

Federata spanjolle ka dhënë dritën jeshile, që katalanasit të afrojnë një sulmues brenda muajit shkurt. Pikërisht për këtë arsye drejtuesit po punojnë për të gjetur profilin e duhur.

Kjo do i prishte punë sulmuesit shqiptar, Rei Manaj, pasi do të kishte shumë pak mundësi për të luajtur me ekipin e parë. Megjithatë pavarësisht se klubi është në kërkim të një sulmuesi, Setien bën Manajn të ëndërrojë një debutim me ekipin e parë. reymanaj-barcelona

Tekniku katalanas e ka marrë shqiptarin në stërvitje me ekipin e parë, në prag të ndeshjes së ardhshme ndaj Eibarit, teksa pritet ta grumbullojë edhe për këtë ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"