Barcelona në aksion, “piketon” mesfushorin gjerman për sezonin e ardhshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 23:28

Barcelona në aksion, “piketon” mesfushorin gjerman për sezonin e ardhshëm

Barcelona për sezonin e ardhshëm ka një emër që do ta kërkojë me këmbëngulje, mesfushorin e Bajer Leverkusenit, Kai Haverc.

kai havertz

Kampionët e Spanjës po e ndjekin me shumë interes talentin gjerman dhe të mërkurën, prezentë në stadiumin e “Aspirinave”, ku ata mundën 2-1 Atletikon e Madridit, ishin edhe të dërguarit e katalanasve për ta parë nga afër. 20-vjeçari bëri një tjetër paraqitje të mirë dhe nuk la asnjë dyshim te skautët e Barçës, sipas katalanases “Sport”.

havertz-reus-cropped_1jrdpspqbihw61chpsbez8y8iu

Por ata e dinë mirë sesa e vështirë do të jetë ta bëjnë të tyren, sepse duhet të mposhtin edhe konkurrencën e gjigantëve europianë si  Bajerni i Mynihut apo Mançester Junajtid, që e kanë në shënjestrën e tyre.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"