Barcelona mposht pa vështirësi Las Palmasin në një “Kamp Nou” të boshatisur (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2017 | 18:08

Barcelona mposht pa vështirësi Las Palmasin në një “Kamp Nou” të boshatisur (VIDEO)

Barcelona ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj Las Palmasit në ndeshjen e vlefshme për javën e 7 të La Ligës. Ky takim u luajt në një “Kamp Nou”me dyer të mbyllura për arsye sigurie si pasojë e referendumit që zhvillohet sot në Katalonjë ku do të vendoset për pavarësinë nga Spanja.

barcelona

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërkohë që në pjesën e dytë Barcelona realizoi tre herë me anë të Buskets në minutën e 49 dhe Mesit në të 70-n dhe 77-n.

Pas këtij takimi, Barcelona vazhdon të kryesojë renditjen e kampionatit me pikë të plota, 5 pikë larg ndjekësit më të afërt, Seviljas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"