Barcelona mbetet +7 nga Reali, dy autogola dhe Suarez i japin fitoren (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2017 | 22:49

Barcelona mbetet +7 nga Reali, dy autogola dhe Suarez i japin fitoren (VIDEO)

Barcelona ka fituar ndeshjen e 6 radhazi në 6 javët e para të La Ligës. Katalanasit kanë mposhtur sot në transfertë me rezultatin 0-3 Gironën.

barcelona

Një autogol i Adait në minutën e 17 kaloi Barcelonën në avantazh, ndërkohë që shifrat u dyfishuan falë një tjetër autogoli të shkaktuar nga Iraizoz në minutën e 48. Goli i Luis Suarez në të 69-n vulosi triumfin e të besuarve të Valverdes.

Pas 6 javëve kampionat, Barcelona kryeson me 18 pikë të plota, 7 pikë më shumë se Reali i Madridit që mban vendin e 4-t.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"