Barcelona kurrë kaq nervoze, sa shumë kartonë për protesta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2018 | 13:31

Barcelona kurrë kaq nervoze, sa shumë kartonë për protesta

Tri ndeshjet e fundit për skuadrën e Ernesto Valverdes nuk kanë sjellë rezultatet e pritura. Dy pikë nga 9 të mundshme kanë shkaktuar shumë nervozizëm në shtëpinë e katalanasve. Kampionët në fuqi barazuan me Gironën, u mundën nga Leganesi dhe nuk shkuan përsëri më shumë se një barazim ndaj Atletiko Bilbaos në javën e fundit të La Ligës.

2B9BA8E900000578-3210450-image-m-4_1440520784492
Dhe dihet që kur gjërat nuk shkojnë mirë në fushë, tensioni i futbollistëve është gjithnjë prezent. Një shembull për të treguar paqëndrueshmërinë e kampionëve të Spanjës këtë sezon është edhe numri i kartonëve që kanë marrë për shkak të protestave të përsëritura ndaj vendimeve të arbitrit. Barcelona ka parë t’i nxirren 11 kartonë të verdhë në 7 javët e para të La Ligës: Pike (2), Umtiti (2), Vidal, Semedo, Artur, Vermalen, Rakitiç, Buskets dhe Mesi.

nintchdbpict000361056815

Ndërkohë që ekziston edhe një i kuq për bërrylin e Lengletit ndaj Pere Ponsit. Por, thuajse gjysma e këtyre kartonëve nuk kanë ardhur për shkak të ndërhyrjeve ndaj kundërshtarit në fushën e lojës, por për shkak të protestës ndaj gjyqtarëve. Pesë lojtarët e ndëshkuar për protesta janë: Umtiti (Real Sociedad), Pike (Grona) dhe Rakitiç, Buskets dhe Mesi (Atletik Bilbao). Ndeshja e fundit ndaj Bilbaos ishte një tregues i qartë i dëshpërimit të lojtarëve katalanas ndaj vendimeve të arbitrit Latre, në veçanti ai i kapitenit Mesi që u ndëshkua pas vërshëllimës finale

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"