Barcelona konfirmon shitjen e Nejmarit: Përfaqësuesit e lojtarit sollën personalisht 222 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2017 | 19:37

Barcelona konfirmon shitjen e Nejmarit: Përfaqësuesit e lojtarit sollën personalisht 222 milionë euro

Barcelona ka shuar çdo dyshim tashmë në lidhje me transferimin e brazilianit Nejmar te PSG-ja. Në një njoftim të shkurtër të publikuar në faqen zyrtare në internet, katalanasit kanë bërë me dije se përfaqësuesit ligjorë të futbollistit kanë bërë pagesën prej 222 milionë eurosh për prishjen e kontratës.

nejmar

“Gjatë pasdites të së enjtes, përfaqësuesit ligjorë të Nejmarit vizituan personalisht ambientet e klubit dhe bënë pagesën prej 222 milionë eurosh për të prishur kontratën në mënyrë të njëanshme. Tani do të kalojmë detajet në UEFA për të mbyllur këtë operacion”, shkruhet në njoftimin e Barcelonës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"