Barcelona kërkon përforcime, lind ideja e yllit të Bajernit të Mynihut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2021 | 12:10

Barcelona kërkon përforcime, lind ideja e yllit të Bajernit të Mynihut

Paraqitjet jo të mira të skuadrës së Kumanit e kanë detyruar klubin të mendojë për ndërhyrje të menjëhershme në merkato. Ndërsa katalanasit po kërkojnë edne zgjidhjen e probleme brenda skuadrës duke nisur nga trajneri, në janar do të nevojiten edhe blerje të reja për të lejuar arritjen e objektivave të vendosura.

Sane Bajern

Spanjollët e kanë tashmë një sy në Gjermani, aty ku po monitorohet situata e Leroi Sanesë, lojtarit të Bajernit që shikohet si përforcimi ideal në një repart ku Barcelona po has vështirësi.

25-vjeçari vështirë se mund të largohet nga Mynihu, aq më tepër kur Nagelsmani e vlerëson të rëndësishëm për projektin e tij, dhe ka një karton vlera e të cilit shkon derinë 60 milionë euro, por merkatoja ka treguar se mund të rezervojë të papritura.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"