Barcelona kërkon Lautaron, Interi në “kundërsulm” për dy lojtarët e katalanasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 13:48

Barcelona kërkon Lautaron, Interi në “kundërsulm” për dy lojtarët e katalanasve

Barcelona ka një qëllim të qartë në merkaton e verës, të transferojë yllin e Interit, Lautaro Martinez. Por vetëm e thjeshtë nuk do të jetë, pasi në garë tashmë është futur edhe Reali i Madridit.

lautaro-martinez

Interi nga ana tjetër, siç raporton “Tuttosport”, ka dy kërkesat e veta për të hyre në bisedime me katalanasit.

Drejtuesit e klubit italian do pranojnë të shesin argjentinasin, nëse Barcelona do të jetë e gatshme të diskutojë për të ardhmen e Vidalit dhe të brazilianit Kutinjo, që Bajerni nuk do ta blejë në fund të sezonit.

arturo-vidal-barcelona-2019-20_y9j4rxaih2ot13q1lhnowevk6

Konte pëlqen shumë Vidalin dhe kjo është një pistë për të cilën Interi ka jo pak kohë që punon. Mbetet të shihet tashmë, se çfarë do të ndodhë në merkaton e verës, aty ku zhvillimet do jenë të shumta dhe të vrullshme.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"