Barcelona ka në “radar” yllin e ri të Serisë A, do ta vëzhgojë në një ndeshje të rëndësishme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2018 | 15:42

Barcelona ka në “radar” yllin e ri të Serisë A, do ta vëzhgojë në një ndeshje të rëndësishme

Kristof Piatek është emri më në modë në Itali. Ai është vendosur në “radarët” e klubeve të mëdhenj të Europës, një prej tyre është edhe Barcelona.

piatek

23-vjeçari ka shënuar deri më tani 9 gola me Xhenoan dhe ndodhet në vendin e parë të klasifikimit të golashënuesve. “Mundo Deportivo” raporton se Areido Braida do ta jetë i pranishëm në ndeshjen që Xhenoa do të luajë këtë fundjavë ndaj Juventusit. Polaku do të jetë nën vëzhgim në një ndeshje të rëndësishme. Interes për të kanë shfaqur edhe Roma eNapoli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"