Barcelona i vodhi objektivat e merkatos, Çelsi përgjigjet duke i hequr qafe dy “telashe” nga skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2022 | 12:19

Barcelona i vodhi objektivat e merkatos, Çelsi përgjigjet duke i hequr qafe dy “telashe” nga skuadra

Çelsi është shumë pranë akordit me Barcelonën për transferimin e Frenki de Jongut, ndërsa po arrijnë te shifra e kërkuar nga katalanasit, 68 milionë paund.

de jong aubamejang

E ardhmja e mesfushorit holandez është shndërruar në një prej telenovelave më të parashikueshme të kësaj vere, me lojtarin që dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou”, por katalanasit duan t’i ulin rrogën. Ai ka refuzuar edhe mundësinë e transferimit te Junajtidi duke parë që këta të fundit nuk luajnë në Champions, por ai nuk është kundër një transferimi te skuadra e Tuhelit, që tashmë duket shumë pranë marrëveshjes.

Sipas “Sky Sports”, ata po studiojnë edhe mundësinëe transferimit të Obamejangut nga “Camp Nou”. Sulmuesi do të ishte dakord, duke parë se hapësitrat për të nga ky edicion nuk do të jenë të mëdha, duke pasur parasysh mbërritjen e Levandovskit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"