Barcelona i mori Vidalin, Bajern kërkon ti marrë “yllin” e mesfushës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2018 | 19:13

Barcelona i mori Vidalin, Bajern kërkon ti marrë “yllin” e mesfushës

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiç është tema e diskutimit për skuadrën e Bajernit të Mynihut. Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, lojtari kroat është pranë largimit nga katalanasit dhe duket se klubi gjerman është ndër të parët që ka shfaqur interes.

Raktic

Kroati ka qenë një titullar për Barcelonën, por me mbërritjen e Vidal dhe Artur, duket se konkurrenca për një vend në mesfushë do të jetë shumë e fortë. Pavarësisht se klubi blaugrana nuk ka shfaqur dëshirë për ta larguar lojtarin gjigandët gjermanë janë gati për të bërë një ofertë konkrete për 30-vjeçarin.

vidal-barcelona-750x430

Edhe pse klauzola e largimit të lojtarit është 142 milionë euro, klubet mund të bien dakord për një shumë të ngjashme sa ajo e transferimit të Vidal. Po ashtu interes për lojtarin kanë shfaqur edhe klube si Monako dhe PSG.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"