Barcelona i kërkon “ndihmë” Sitit, ylli i Premier Ligës drejt katalansve që në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2021 | 18:38

Barcelona i kërkon “ndihmë” Sitit, ylli i Premier Ligës drejt katalansve që në janar

Barcelona po vuan shumë në aspektin sulmues duke kaluar periudhën më të keqe që nga viti 2004.

STERLING 2
Për këtë katalanasit, po mendojnë të huazojnë që në janar sulmuesin e Mançester Sitit, Rahem Stërling. 26-vjeçari nuk po gjen shumë hapësira këtë sezon, dhe një transferim te Barcelona do të ishte një ogur i mirë dhe për vetë lojtarin.

Sipas ‘’Daily Mail’’, Barcelona po shpreson që Siti ta lejojë lojtarin të largohet me huazim, më pas duke nisur nga fundi i sezoni tjetër të diskutohet për një mënyrë blerjen e plotë të kartoni.

Stërling është një ndër sulmuesit më të mirë të Premier Ligës i cili ka dalë nga akademia e Liverpulit, por prej 6 sezonesh është pjesë e ‘’qytetarëve’’.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"