Barcelona i bën nder Keidi Bares, shqiptari mund të kalojë menjëherë në ekipin A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2017 | 17:24

Barcelona i bën nder Keidi Bares, shqiptari mund të kalojë menjëherë në ekipin A

Nëse dështon transferimi i Verratit në Spanjë, Barcelona do të hidhet e gjitha në sulm për të bindur mesfushorin e Atletikos së Madridit, Saul Nigez. Një lëvizje, e cila mund të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen dhe fatin e mesfushorit shqiptar Keidi Bare, i cili aktualisht është në skuadrën e të rinjve të Simeones.

saul niguez

PSE PËRFITON- Në rast se Saul Nigez do të pranojë të transferohet te Barcelona, në ekipin e Atletikos do të lirohej një vend në mesfushë. Këta të fundit nuk mund të bëjnë dot merkato të paktën deri në janar për shkak se e kanë të mbyllur nga FIFA dhe në këtë mënyrë do t’u besonin futbollistëve të rinj.

Kejdi Bare Kombetarja

I pari në listë që mund të luajë me skuadrën e rritur është Keidi Bare, i cili gjatë këtij sezoni ka luajtur disa minuta në Kupë dhe është grumbulluar në kampionat. Kapiteni i Kombëtares Shpresa ka thënë për “Panorama Sport” se sapo ka rinovuar kontratën dhe ka shanse për të luajtur, ndërkohë që me largimin e Saulit, këto shanse do të rriten dhe ai mund të shndërrohet në një lojtar kyç për madrilenët.

Bare U-21

VLEN 80 MLN- Mirëpo, transferimi i Saulit në Katalonjë nuk është shumë i lehtë, sepse Atletiko e konsideron vlerën e kartonit të tij 80 milionë euro dhe Barcelona duhet të paguajë. Për më tepër, duket se ka një fushatë nga të gjithë lojtarët aktualë të Atletikos për të mos u larguar në këto momente që skuadra ka probleme dhe ka një “pakt” të heshtur për t’i premtuar besnikëri Simeones.

keidi bare

Ai konsiderohet si një nga mesfushorët më modernë në Spanjë, i cili do të përshtatej më së miri me skuadrën e Barcelonës dhe do të gjente vend në mesfushë, pasi bën disa role aty dhe përveç agresivitetit (që del në pah tek Atletiko), ai është një lojtar shumë teknik. Aktualisht, Saul është i angazhuar me Kombëtaren e Spanjës U- 21, e cila po luan kampionatin europian dhe do të përballet në gjysmëfinale me Italinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"