Barcelona “godet” në merkato, afron talentin brazilian dhe i vendos klauzolën e frikshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 17:05

Barcelona “godet” në merkato, afron talentin brazilian dhe i vendos klauzolën e frikshme

Barcelona ka nënshkruar me Gustavo Maia nga Sao Paulo. Sulmuesi 19 vjeçar i është bashkuar katalanasve për 4.5 milionë euro, dhe do luajë për Barcelonën B sezonin tjetër.

gustavo maia

Braziliani ka nënshkruar deri në vitin 2025 dhe do ketë një klauzolë largimi prej 300 milionë eurosh. Pagesa do kryhet me dy këste nga ana e Barcelonës, në fillim 1 milionë euro që tashmë janë paguar, dhe pjesa e dytë prej 3.5 milionë euro do paguhet më vonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"