Barcelona gjen zëvendësuein e Suarezit, katalanasit bëjnë “pazar” te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 12:59

Barcelona gjen zëvendësuein e Suarezit, katalanasit bëjnë “pazar” te…

Rodrigo Moreno është sulmuesi i përzgjedhur nga Barcelona për të zëvendësuar Luis Suarezin e dëmtuar. 

rodrigo moreno

Lojtari i Valencias pëlqehet nga të gjithë dhe ka fituar terren pas lëvizjeve të fundit që kanë bërë drejtuesit në kampin katalanas. Ata kishin vendosur që të afronin një lojtar të fortë dhe të mos përsëritnin gabimin që bënë me Boatengun vitin e kaluar.

Emrat në listë ishin Obamejang, Verner dhe Rodrigo. I pari dhe i dyti janë shumë të vështirë për t’u arritur, ndërsa spanjolli mund të veshë fanellën blaugrana falë raportit të mirë që kanë dy klubet.

Valencia kërkon 60 milionë euro për ta lënë të lirë, por Barcelona është e detyruar që të bëjë 100 milionë euro shitje në verë për të rregulluar bilancin. Deri në fund priten zhvillime.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"