Barcelona gjen akordin me Sevijën për Rakitiç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2014 | 10:37

Barcelona gjen akordin me Sevijën për Rakitiç

Ivan RakitiçBarcelona më në fund ka gjetur akordin me Sevijën për të marrë shërbimet e Ivan Rakitiç. Sipas “Mundo Deportivo”-s, drejt Andaluzisë do të “fluturojnë” 20 milionë euro dhe kartoni i Denis Suarezit. Dje në mëngjes Havier Faus, zëvendëspresidenti i Barcelonës, së bashku me Andoni Zubizaretën, drejtori sportiv, kanë finalizuar bisedimet me skuadrën që fitoi Ligën e Europës. Prej ditësh thuhej se dy klubet diskutonin për një transferim të tillë që nuk finalizohej pasi Barça kishte ofruar 2 milionë më pak sesa oferta e fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"