Barcelona fut në sherr Al Kelaifin dhe Tebas, presidenti i PSG-së sulmon katalanasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2022 | 19:10

Barcelona fut në sherr Al Kelaifin dhe Tebas, presidenti i PSG-së sulmon katalanasit

Presidentit i Shoqatës Europiane të Klubeve, Naser al Kelaif, ka shfrytëzuar Asamblenë e zakonshme vjetore për të sulmuar Barcelonën.

16558930705835

Duke folur për rregullat e reja të “Fair Play” Financiar që do të aplikohen nga UEFA, ai ka thënë: “Ato janë mjaft pozitive, sepse garantojnë qëndrueshmërinë financiare të klubeve.

Të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm me nivelin e borxheve, sepse injektimi i miliona eurove si me magji nuk garanton stabilitet”, ka thënë ai, duke thumbuar Barcelonën. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi nga Spanja, me presidentin e La Ligës, Tebas, që i ka kujtuar presidentit të PSG-së, milionat e përvitshme që ai injekton te kampionët e Francës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"