Barcelona e pëson keq, sulmuesi dëmtohet dhe pritet të kthehet… vitin tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2021 | 17:51

Barcelona e pëson keq, sulmuesi dëmtohet dhe pritet të kthehet… vitin tjetër

Telashe për Barcelonën, sulmuesi Martin Brejthuajt është dëmtuar dhe pritet të qëndrojë jashtë fushë për 3 deri në 4 muaj.

braithuajt

Një lajm jo i mirë për blaugranasit që humbasin një lojtar që pritej të jepte në sulm pasi prej 1 viti ka arritur të përshtatete me Kuman dhe idetë e lojës së tij. Në sfidën e parë në kampionat, sulmuesi danez shënoi dy gola dhe dha një asist duke zhvilluar një performancë mjaft të mirë.

Por gjithçka ndodhi pas ndeshjes me Getafen, ku Barcelona raportoi për një dëmtim në gjurin e majtë të Brejthuajt. Sulmuesi u stërvit i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës, por dëmtimi është përkeqësuar dhe tani 30-vjeçari mund dhe të operohet.

Kjo do të silltë një mungesë 3-4 mujore të sulmuesit, duke bërë që të rikthehej në fushë për katalanasit vetëm vitin tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"