Barcelona “e përjashtoi”, Dembele sulmon: Kam 4 vite që dëgjoj vetëm shpifje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 18:28

Barcelona “e përjashtoi”, Dembele sulmon: Kam 4 vite që dëgjoj vetëm shpifje

Deklaratat e drejtorit sportiv të Barcelonës, Alemani, që praktikisht nxirrnin Ousman Dembele jashtë projektit të katalanasve meqë nuk kishte pranuar ende rinovimin, kanë gjetur shpejt përgjigje nga francezi. Ky i fundit, me një postim në rrjetet sociale, i është përgjigjur flakë për flakë atij, duke mos u kursyer aspak në kritika.

DEMBELE

“Prej katër vitesh vazhdoj të lexoj gjëra rreth meje dhe nuk jam munduar kurrë të mbrohem. Prej katër vitesh, shpifjet janë bërë të vazhdueshme. Prej 4 vitesh, personat flasin në emrin tim, gënjejnë në mënyrë të turpshme me të vetmin objektiv, të më bëjnë keq.

Por sot them mjaft. Do të përgjigjem me sinqeritet, pa u bërë pjesë e asnjë lloj shantazhi. Ia ndaloj kujtdo të thotë se nuk jam i përfshirë në projektin sportiv apo të më atribuojnë qëllime që nuk kam patur. Jam 24-vjeç dhe si çdo njeri kam gabime, defekte. Kam përjetuar momente të komplikuara, shumë dëmtime, COVID-in… Por i jam përgjigjur gjithmonë kërkesave të trajnerit, pa bërë pyetje. E kam bërë gjithmonë, pasi është pasioni im. Dua të ndaj momente lavdie me shokët e mi të skuadrës dhe të gjithë klubin. Të përqendrohemi te gjërat thelbësore: të fitojmë. I ndaloj kujtdo të flasë për mua apo për menaxherin tim, tek i cili kam besim të plotë. Jam plotësisht i përfshirë në projektin e Barcelonës dhe jam në dispozicion të trajnerit tim. Kam dhënë gjithmonë gjithçka dhe kjo nuk do të ndryshojë”, shkruante Dembele në këtë postim të tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"