Barcelona e nxjerr në shitje, futbollisti rrezikon t’u mbetet në derë katalanasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2020 | 20:10

Barcelona e nxjerr në shitje, futbollisti rrezikon t’u mbetet në derë katalanasve

Shitja e qendërmbrojtësit të Barcelonës Samuel Umtiti nuk do të jetë një punë e lehtë për klubin katalanas.

Samuel-Umtiti-917209

Teksa drejtuesit kanë nxjerrë në shitje disa prej lojtarëve si: Rakitiç, Vidal, Grizman, Umtiti, etj., paqëndrueshmëria fizike e futbollistit francez i ka frikësuar disa prej klubeve të mëdha, pasi në vetëm 2 sezonet e fundit, 26-vjeçari Umtiti ka luajtur rreth 30 ndeshje për shkak të dy dëmtimeve të rënda që ka marrë në harkun kohor të gati dy viteve.

Nga ana tjetër, klauzola e tij është 500 milionë euro, por Barcelona është e gatshme të reduktojë shifrën në mënyrë që të arrijnë ta shesin futbollistin.

Barcelona po punon të godasë fuqishëm në merkaton sezonin e ardhshëm, ku prioritet është blerja e sulmuesit të Interit Lautaro Martinez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"