Barcelona e konsideron si çelësin për të arritur te Nejmari, Grizmani i bindur për të ardhmen e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2020 | 18:19

Barcelona e konsideron si çelësin për të arritur te Nejmari, Grizmani i bindur për të ardhmen e tij

“RMC Sport” raporton duke cituar burime të afërta me Antuan Grizman se francezi nuk ka ndërmend të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi, e cila parashikon rikthimin e shumëpritur të Nejmarit në Kamp Nou.

grizman

28 vjeçari Grizman nuk dëshiron të largohet nga Barcelona, pavarësisht se impakti i tij në skuadër nuk është akoma aty ku duhet, me shpresën se sezoni i ardhshëm do të sjellë e stabilitetin aq shumë të dëshiruar nga ai.

GRIZMAN

Kampioni i Botës është i bindur se do të ketë sukses te Barça, një bindje të cilën e ka kthyer dhe si synimin e tij, vazhdon raportimi i “RMC Sport”. Për më tepër dëshiron të rifitojë dhe numrin 7 që mbante te Atletiko Madridit dhe të cilin e mban edhe te Franca.

Në këtë mënyrë, francezi vështirëson planet e klubit për të rikthyer Nejmarin në Barcelonë, gjë e cila përbën një nga dëshirat më të mëdha të kapitenit Lionel Mesi.

grizmann

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"