Barcelona e fiksuar me brazilianin, vazhdon të rrisë ofertën për ta blerë me çdo kusht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2018 | 16:40

Barcelona e fiksuar me brazilianin, vazhdon të rrisë ofertën për ta blerë me çdo kusht

Barcelona duket e fiksuar pas brazilianit Uillian. Blaugranat e duan me patjetër 29-vjeçarin që bëri një paraqitje mjaft të mirë në Rusi, dhe siç raportohet e kanë rritur ofertën deri në 62 milionë euro.

uillian

Siç shkruan Sky Sports, kjo do të ishte oferta e tretë e Barcelonës për Uillian, që deri tani nuk është pranuar nga Çelsi. Teksa u pyet për një lëvizje tek Barcelona në kohën që ishte në Botëror me Brazilin, Uillian u përgjigj shkurt: “Njerëzit flasin shumë. Shohim shumë gjëra nëpër internet, por nuk është tani koha për të folur për këtë çështje. Unë po përpiqem të fokusohem tek performanca ime me Brazilin.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"