Barcelona e bleu Kutinjon e dëmtuar, ja kur pritet të debutojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Janar 8, 2018 | 16:46


Barcelona e bleu Kutinjon e dëmtuar, ja kur pritet të debutojë

Barcelona ka konfirmuar se blerja më e re e tyre, braziliani Kutinjo është i dëmtuar. Gjatë testeve mjekësore është vënë re se lojtari 25 vjeçar ka një problem në kofshën e djathtë dhe pritet të mungojë rreth 20 ditë.

Kutinjo2

Braziliani mungoi edhe në 2 ndeshjet e fundit të Liverpulit, kundër Bërnlit dhe Evertonit, ndeshje të cilat u mbyllën me fitoren 2-1 të Liverpulit. Sipas përllogaritjeve lojtari pritet të bëjë debutimin me fanellën e Barcelonës në ndeshjen e Kupës së Mbretit, nëse ekipi katalanas arrin të eleminojë Selta Vigon pas atij barazimi 1-1 në ndeshjen e parë.

Gjithsesi, gjasat janë që Kutinjo të zbresi në fushë gjatë derbit me Espanjolin, një ekip që Kutinjo e njeh shumë mirë. Braziliani ka qënë lojtar i Espanjolit gjatë gjysmës së dytë të sezonit 2011-2012, kur u huazua nga Interi.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com