Barcelona dhe Reali me objektiv të njëjtë, në verë do të provojnë transferimin e sulmuesit të Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 14:49

Barcelona dhe Reali me objektiv të njëjtë, në verë do të provojnë transferimin e sulmuesit të Premier Ligës

Pritet të jetë një verë e nxehtë ajo e 2020-ës, për sa i përket merkatos të dy ekipeve spanjolle, Barcelonës dhe Real Madridit.OBAMEJANG

Të dyja skuadrat kanë disa objektiva të përbashkët, dhe një nga ta është edhe sulmuesi i Arsenalit, Pierr-Emerik Obamejang. Sulmuesi nga Gaboni është një nga futbollistët më të spikatur te skuadra e Emeri, por shumë shpejt mund të largohet që andej.

Sipas mediave britanike, në gjurmët e futbollistit janë dy ekipet më të mëdha të Spanjës. Barcelona dhe Reali e pëlqejnë shumë futbollistin dhe në verë thuhet se do të bëjnë një përpjekje për ta afruar në ekipet e tyre përkatëse.

Sipas “Sky Sport”, sulmuesi do të qëndrojë deri në fund të sezonit te Arsenali, dhe në rast se këta të fundit nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve, atëherë Obamejang mund të kalojë tek një nga skuadrat e interesuara për të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"