Barcelona dhe PSG në ndjekje të titullarit të Sitit, Guardiola bën ironi: Javën tjetër do të jetë në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2022 | 16:49

Barcelona dhe PSG në ndjekje të titullarit të Sitit, Guardiola bën ironi: Javën tjetër do të jetë në…

Levandovski, Rafinja, Kunde dhe tashmë Bernardo Silva. Barcelona kërkon të mbyllë me bujë fushatën e përforcimeve dhe do të tentojë që në javët e mbetura të merkatos të blejë Bernardo Silvën. Vetë futbollisti thuhet të ketë folur me trajnerin Ksavi që ka ndërmjetësuar personalisht për afrimin e tij. Siti nuk do ta lëshonte pa 100 milionë euro, teksa në Katalunjë shohin si 80 milionë euro kufirin e investimit.

auto_silva1651007271

Pa realizuar shitje, Barcelona do ta kishte të vështirë të merrte fantazistin. Një pjesë e shumës mund të vinte nga shitja e Frenki de Jongut që është edhe xhevahiri më i shtrenjtë në merkato. Serzhinjo Dest dhe Memfis Depai mund të kontribuojnë gjithashtu me një kontribut modest, teksa pjesa tjetër do të plotësohej nga klubi me Johan Laportën që kërkon para të freskëta pasi shiti 25 për qind të të drejtave televizive për 25 vitet e ardhshme. Në Mançester, Bernardo Silva vijon të komunikojë me drejtuesit Ferran Sorriano dhe Tziki Begiristain, të çilet thuhet se kanë edhe ofertë nga PSG-ja për lojtarin në fjalë.

Edhe Guardiola e njeh tashmë dëshirën e lojtarit, teksa në një deklaratë të dhënë ka theksuar se: “Bernardo Silva do të jetë më 24 gusht në Barcelonë”. Sigurisht ironi ajo e teknikut spanjoll pasi në datën në fjalë Mançester Siti do të zbresë në “Camp Nou” për miqësoren e programuar pikërisht me formacionin e drejtuar nga Ksavi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"