Barcelona dëshiron me çdo kusht Lautaron, Interi vendos përfundimisht për sulmuesin argjentinas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 11:13

Barcelona dëshiron me çdo kusht Lautaron, Interi vendos përfundimisht për sulmuesin argjentinas

Lautaro Martinez prej kohësh flitet se është objektivi i madh i Barcelonës, të cilin do të mundohen ta marrin me çdo kusht në verë.lionel-messi-lautaro-martinez-barcelona-inter-2019_tnocl1ytaf401y0x11tvh10jo

Madje sipas lajmeve të fundit që kanë qarkulluar në mediat spanjolle, thuhet se sulmuesi ka dhënë aprovimin e tij për kalimin te Barça, pasi dëshiron të luajë krahë Mesit.

Megjithatë sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, argjentinasi do të vazhdojë të jetë pjesë e Interit edhe për sezonin e ardhshëm.

Thuhet se presidenti nuk dëshiron të largojë lojtarët më të mirë të ekipit, pavarësisht se do të pasuroheshin arkat e klubit. Në këtë situatë zikaltërit e kanë ndarë mendjen dhe nuk do të lejojnë largimin e Lautaros në verë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"