Barça uron Realin për trofeun, por tifozët ofendojnë Pikenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2017 | 9:47

Barça uron Realin për trofeun, por tifozët ofendojnë Pikenë

Skuadra e Barcelonës ka harruar për pak çaste rivalitetin me Realin dhe ka uruar për suksesin në Europë skuadrën madrilene.

Pavarësisht faktit se në fillimin e ndeshjes të gjitha gazetat katalanase e kishin shfaqur në mënyrë të hapur mbështetjen për Juventusin, ekipi zyrtar i Barcelonës reagoi në mënyrë korrekte. “Urime Realit të Madridit për trofeun e fituar”, shkruhej në sajtin zyrtar të Barcelonës.

Barca

Nuk ishte e njëjta situatë me tifozët e Realit dhe me mbrojtësin Pike. Ky i fundit është bërë objektiv i sharjeve dhe ofendimeve nga ana e mbështetësve madrilenë.

Ata që ishin të pranishëm në stadium filluan të këndonin kore kundër tij, por edhe ata që ishin në sheshet e Madridit nuk harruan që gjatë festimeve të rezervonin një vend edhe për të ofenduar Pikenë.Pike

Ky i fundit ka qenë një nga kritikët më të mëdhenj të Realit dhe shpeshherë ka thënë se madrilenët kanë fituar me ndihmën e arbitrave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"