Barça tremb Atletikon, 100 milionë euro për Grizmanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2017 | 13:03

Barça tremb Atletikon, 100 milionë euro për Grizmanin

Lojtarët e mëdhenj duhet të zëvendësohen vetëm me emra me peshë të madhe dhe Barcelona e di shumë mirë që pasardhësi i Nejmarit duhet të jetë një kampion. Nuk do të shkojnë shumë larg drejtuesit, pasi gazeta spanjolle “Marca” zbulon se objektivi kryesor i Barcelonës është Antuan Grizman.

grizman

Sulmuesi francez i ka premtuar dashuri Atletikos në këto momente të vështira, ku nuk mund të bëjnë dot merkato, por ky fakt nuk i ndalon katalanasit që të paguajnë klauzolën e tij. Grizman për momentin vlen 100 milionë euro dhe në rast të një oferte, drejtuesit e Atletikos duhet ta marrin seriozisht këtë situatë. Në listën e gjatë të dëshirave janë gjithashtu edhe Kutinjo, Hazard, Mbape dhe Paolo Dibala.

grizman

IKËN NË KINË – Pas sherrit me Semedon, duket se Barcelona ka ndryshuar qëndrim me Nejmarin. Ernesto Valverde ka vendosur ta “përjashtojë” nga turneu veror, pavarësisht se ai është stërvitur me skuadrën. Drejtuesit e Barcelonës e kanë detyruar Nejmarin që të bëjë udhëtimin drejt Kinës për takimin me sponsorët e tij dhe të klubit spanjoll.

FBL-ESP-LIGA-BARCELONA-SEMEDO

Pak ditë më parë u publikua lajmi se Nejmar anuloi vizitën dhe pas këtij vendimi fshihej PSG-ja. Mësohet se ai do të udhëtojë direkt nga Amerika drejt Kinës për të përmbushur të gjitha detyrimet, siç ishin përcaktuar pak ditë më parë. E ardhmja nuk mund të ndikojë të tashmen, prandaj Barcelona i ka dhënë urdhër që të shkojë në Kinë dhe pastaj të kontaktojë me PSG-në.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"